SINOPSIS
Edoni dhe Vlera janë dy të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, në mënyrë ilegale. Ata lidhen me një grup mafioz të strukturuar të cilët do t’i çojnë drejt Kanadasë me pasaporta fallco. Edoni dhe Vlera duhet të bëjnë sikur janë një çift. Rruga është plot me peripeci dhe sfida. Ata dashurohen me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh rrezikun që u kanoset.
Edon and Vlera are two young people who want to flee from Albania illegally. Individually, they contact a structured mafia group who promises to take them together to Canada using fake passports. Edon and Vlera must pretend to be a couple. The road is full of twists and turns. They fall in love with each other, regardless of the danger staring at them.


EDUART GRISHAJ
Screenwriter / film director
Regjisori Eduart Grishaj vjen me filmin e tij të fundit për publikun. I njohur për krijimin e disa projekteve të spikatura në fushën e filmit dhe televizionit. Filmi “PASAPORTA” është projekti i tij i tretë, duke pasuar suksesin e filmave të tij të mëparshëm, “Gjyshja” dhe “Sofia“.
Përveç punës në industrinë e filmit, Eduarti ka një përvojë të gjatë në televizion, si regjisor i disa prej programeve më të ndjekura dhe më të suksesshme në vend. Aktualisht, ai është i fokusuar në krijimin e projekteve të tij origjinale, duke sjellë një qasje inovative dhe të freskët për audiencen.
Eduarti njihet për vizionin e tij artistik, aftësinë për të trajtuar tema të rëndësishme me një stil të veçantë dhe angazhimin e tij për të ngritur standardet e kinemasë dhe televizionit shqiptar.
Aktorët Kryesorë

Kaona Matoshi
Vlera
Kaona Matoshi luan rolin e protagonistes në filmin “Pasaporta”. Personazhi i saj quhet Vlera, një vajzë e cila do largohet nga shqipëria në mënyrë ilegale. Rikthimi i Kaonës në film vjen pas një sëre suksesesh në produksione të ndryshme filmike, ku talenti i saj kanë spikatur në mënyrë të jashtëzakonshme. Kaona ka qënë pjesë e disa festivaleve prestigjioze ndërkombetare të filmit, ku interpretimi i saj autentik ka marrë vlerësime të larta nga kritikët e filmit në botë. Fale aftësive të saj artistike, ajo ka fituar disa çmime tё rëndësishme, duke e pozicionuar si një ndër aktoret më premtuese të kinemasë bashkëkohore. Kaona Matoshi ka shkëlqyer në evente të rëndësishme si Sundance Film Festival, TIFF ODA dhe Warsaw FF, duke deshmuar talentin e saj në një skenë ndërkombëtare.

Indri Shiroka
Edon
Indri Shiroka është një aktor shqiptar I rritur në itali I cili ka ndërtuar një karriere тё suksesshme në kinematografi dhe teatër. Indri luan rolin kryesor në filmin “Pasaporta” me regjitë eduart grisha. Personazhi i Indrit në këtë film është edoni, nje djalë I ri I cili do emigrojë nga shqipëria. Si në film po ashtu dhe në jetën reale Indri ka emigruan nga shqipëria në një moshe тё re. Indri Shiroka është diplomuar në akademinë “Teatro azione” në romë, ku talenti I tij u dallua që në vitin e parë, kur u përzgjodh për tё luajtur në filmin “Zeta – Një Histori HipHop” tё regjisorit Cosimo Alemà.
Me kalimin e viteve, Indri ka pasuruar portofolin e tij me një sërë rolesh mbresëlënëse në kinema dhe teatër, duke fituar vlerësime si aktorit ri më I mire. Një nga arritjet e tij më të spikatura është roli në filmin “La Derives Des Continents – Au Sud”, I cili pati premierën botërore në festivalin e filmit në Cannes 2022, në seleksionimin zyrtar “Quinzaine Des Cinéastes”.
Foto Galeri
Aktorët

Astriti
Adem Karaga

Aldi
Akil Varfi

Bosi
Alfred Trebicka

E Ftuar Speciale
Arbana Osmani

Shyqyriu
Romir Zalla

Vera
Marieta Larja

Kristi
Jozef Shiroka

Marko
Gert Palali

Ana
Krist Lleshi

Besniku
Mateo Curri

Tani
Simon Shkreli

Eltoni
Tan Brahimi

Giuseppe
Arison Frani

Polici Kufitar Italian
Zoran Pecenkovic

Pedro
Rafael Garcia

Banakieri
Peter Bros

Këngetari Meksikan
Eclesio Ramos

Polici Kufitar Meksikan
Eduardo Pina

Meksikani Me Varkë
Marcelo Loria
Realizimi
Regjisor
Eduart Grishaj
Drejtor Fotografie
Djordje Stojiljkovic
Soena Lame
Laured Isufaj
Kompozitor
Mardit Lleshi
Postproduksion i Zërit
Ardi Kola
Skenografia & Kostumografia
Desantila Lika
Ndriçimi
Zoran Pećenkovič
Skenari
Eduart Grishaj
Erion Kame
Operator Zëri
Endri Pine
Asistent i pare kamera
Adi Grishaj
Kolona Zanore
Ylli Limani
Prapaskenat e Xhirimeve
Mbështetur nga:






